Skip to content

Ndërrimi i çmimit të shitjes ​

Dokumenti i ndërrimit të çmimit ndryshon çmimet e shitjes së artikujve dhe ruan historikun e ndryshimit (çmimi i vjetër dhe i ri).

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Ndërrimi i çmimit të shitjes (edhe Blerjet › Furnitorët)
  • Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Ndërrimi i Çmimit të Shitjes

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Ndërrimi i çmimit të shitjes (edhe Blerjet › Furnitorët)

Ndërrimi i Çmimit të Shitjes te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Njësia, Numri, Data, Referenca, ID, me filtrat e periudhës dhe njësisë. Më shumë ka Rikonto, Auditimi, Exporto detajet në Excel, Gjenero dokumentin dhe Rifresko.

Menyja Më shumë te Ndërrimi i Çmimit të Shitjes

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Ndërrim i ri i çmimit. Nr. dokumentit dhe Data propozohen vetë.

  2. Zgjidhni Njësinë (e detyrueshme). Pa njësi nuk mund të zgjidhen artikujt.

    Zgjedhja e njësisë te Ndërrim i ri i çmimit
  3. Sipas nevojës plotësoni Numrin, Referencën dhe Vërejtjen. Zgjidhni Azhuro krejt Depotë nëse çmimi i ri vlen për të gjitha depot. Azhuro marketin (i shënuar) njofton arkat POS për çmimin e ri.

  4. Te Detajet klikoni Zgjidh artikullin… dhe kërkoni artikullin me kod ose emër.

    Zgjedhja e artikullit te Detajet
  5. Te Ç. i ri i shitjes shkruani çmimin e ri. Çmimi i vjetër del vetë, ndërsa Ndryshimi Ç.SH % dhe Mar. (%) llogariten. Ç. shitjes 2 është çmimi i dytë i shitjes. Shto rresht shton artikullin tjetër.

    Rreshti me çmimin e vjetër, çmimin e ri dhe ndryshimin në përqindje
  6. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

Poshtë shfaqen Vlera, Zbritja, TVSH dhe Totali. Çmimet e shitjes janë me TVSH.

Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Ndërrimi i Çmimit të Shitjes. Lista hapet si tab Ndërrimi i Çmimit të Shitjes.

Menyja Veglat te tabi Artikujt në Finabit DesktopLista Ndërrimi i Çmimit të Shitjes në Finabit Desktop

Lart zgjidhni Periudhën, Partnerin dhe Njësinë. Kolonat: Njësia, Nr Trans., Data e Dok., Reference, ID.

Ndërrim i ri i çmimit ​

  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Ndërrimi i Çm. Shitjes (I Ri).
  2. Kontrolloni Njësinë, Datën dhe Numrin (propozohen vetë).
  3. Në tabelë shtoni artikujt me Barkodin ose Shifrën. Shkruani çmimin e ri te Çm. i Shitjes (dhe Çm.sh. 2 sipas nevojës); Rabat(%) dhe Mar.(%) shfaqen pranë.
  4. Opsionet djathtas: Printo Dokum., Printo Barkodet, Azhuro Marketin (i shënuar), Azhuro krejt Depotë dhe Përdor Barkod.
  5. Plotësoni Vërejtjen dhe Referencën poshtë.
  6. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri. Artikujt mund të merren edhe me Importo të dhëna nga Exceli.
Ndërrimi i Çm. Shitjes (I Ri) në Finabit Desktop

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit