Skip to content

Rabati dhe zbritjet në dokumente ​

Rabati dhe zbritjet punojnë njësoj në të gjitha dokumentet me çmime:

Importi IM4 ka zbritjen e vet, të shpjeguar më poshtë. Fletëdalja dhe Fletëhyrja nuk kanë çmime, prandaj as zbritje.

Tri zbritjet e rreshtit ​

Çdo rresht mund të ketë deri në tri zbritje në përqindje:

ZbritjaKolonaSi shfaqet
Zbritja 1RabatiE fshehur si parazgjedhje. E shfaqni te Kolonat › Rabati.
Zbritja 2Zbritja 2E fshehur. E shfaqni te Kolonat (kërkoni "Zbritja").
Zbritja 3Zbritja 3E fshehur. E shfaqni te Kolonat.
Kolona Rabati te menyja Kolonat në Finabit WebKërkimi i kolonave Zbritja 2 dhe Zbritja 3 në Finabit Web

Edhe kur kolona është e fshehur, zbritja që vendosni me Cakto zbritjen zbatohet. Kolona Çmimi me rabat (pa TVSH) tregon gjithmonë çmimin pas të gjitha zbritjeve.

TIP

Kolonat › Rikthe si parazgjedhje kthen tabelën në pamjen fillestare.

Çdo rresht mund të ketë deri në tri zbritje në përqindje:

ZbritjaKolona
Zbritja 1Rabat(%)
Zbritja 2Zbritja 2
Zbritja 3Zbritja 3

Këto kolona janë të fshehura si parazgjedhje. I shfaqni kështu:

  1. Lart djathtas në formë klikoni Paraqitja › Zgjedh Kolonat.

    Menyja Paraqitja në Finabit Desktop
  2. Hapet dritarja Column Chooser me listën e kolonave sipas alfabetit. Shënoni Rabat(%), dhe më poshtë në listë Zbritja 2 dhe Zbritja 3.

    Kolona Rabat(%) te Column Chooser në Finabit DesktopKolonat Zbritja 2 dhe Zbritja 3 te Column Chooser në Finabit Desktop
  3. Mbyllni dritaren. Kolonat shtohen në tabelën e artikujve.

Rabati për një rresht ​

Rresht me rabat 10% në faturën e blerjes
  1. Shfaqni kolonën Rabati (te Kolonat).
  2. Shkruani Sasinë dhe çmimin e plotë, para zbritjes.
  3. Te Rabati shkruani përqindjen, p.sh. 10, dhe shtypni Tab.

Pas rabatit:

  • Çmimi pa TVSH mbetet çmimi bazë, para rabatit.
  • Çmimi me rabat (pa TVSH) = Çmimi pa TVSH − rabati.
  • Çmimi me TVSH dhe Vlera / Vlera me TVSH tregojnë shumat pas rabatit.
  • TVSH-ja llogaritet mbi çmimin pas rabatit.

Shembull (2 copë, çmimi 10.00 me TVSH 18%, rabat 10%), njësoj në faturën e shitjes dhe të blerjes:

Vlera
Çmimi pa TVSH8.4746
Çmimi me rabat (pa TVSH)7.6271
Çmimi me TVSH (pas rabatit)9.00
Vlera me TVSH e rreshtit18.00
Zbritje (poshtë tabelës)1.69 = 2 × (8.4746 − 7.6271)
Vlera (pa TVSH)15.25
TVSH2.75
Totali18.00

Rreshti Zbritje poshtë tabelës është shuma e të gjitha zbritjeve të dokumentit, pa TVSH.

Kur e dini vlerën përfundimtare ​

Nëse në faturën e furnitorit shihni vetëm shumën pas rabatit, shkruani rabatin dhe pastaj Vlera me TVSH. Finabit e rillogarit çmimin bazë dhe e mban rabatin.

Shembull: rabat 10%, sasia 2, Vlera me TVSH 20 jep Çmimi pa TVSH 9.4162, Çmimi me rabat 8.4746 dhe Çmimi me TVSH 10.00.

  1. Shfaqni kolonën Rabat(%) (te Paraqitja › Zgjedh Kolonat).
  2. Zgjidhni artikullin dhe shkruani Sasinë dhe çmimin e plotë, para zbritjes.
  3. Te Rabat(%) shkruani përqindjen, p.sh. 10, dhe shtypni Tab.
Rresht me rabat 10% në faturën e shitjes në Finabit Desktop

Pas rabatit:

  • Çmimi mbetet çmimi bazë pa TVSH, para rabatit.
  • Çm. me TVSH dhe Vlera me TVSH tregojnë shumat pas rabatit.
  • Poshtë djathtas, Zbritje tregon shumën e zbritjeve të dokumentit pa TVSH, ndërsa TVSH dhe Total llogariten pas rabatit.
Zbritje, TVSH dhe Total poshtë faturës në Finabit Desktop

Shembull (2 copë, çmimi 10.00 me TVSH 18%, rabat 10%):

Vlera
Çmimi (pa TVSH, para rabatit)8.47
Çm. me TVSH (pas rabatit)9.00
Vlera me TVSH e rreshtit18.00
Zbritje1.69
TVSH2.75
Total18.00

Zbritje për gjithë dokumentin ​

Dritarja Cakto zbritjen
  1. Klikoni Cakto zbritjen mbi tabelën e artikujve.
  2. Te Zbritja në % shkruani përqindjen.
  3. Te Apliko te zgjidhni Zbritja 1 (= Rabati), Zbritja 2 ose Zbritja 3.
  4. Klikoni Zbato në të gjithë rreshtat.

Përdoreni Cakto zbritjen pasi t'i keni shtuar të gjithë artikujt, dhe kontrolloni që zbritja të jetë vendosur në çdo rresht.

Zbritje si shumë ​

Me Si vlerë, jo si përqindje, fusha bëhet Vlera e zbritjes (shumë në euro) dhe shfaqet Me TVSH (i zgjedhur si parazgjedhje):

Cakto zbritjen si vlerë në Finabit Web
  • Me TVSH i zgjedhur: shuma e shkruar ul totalin me TVSH. Shembull: 2 × 10.00 me vlerë zbritjeje 2 ul totalin nga 20.00 në 18.00.
  • Pa Me TVSH: shuma e shkruar është pa TVSH.
  1. Shtoni të gjithë artikujt.

  2. Poshtë djathtas, pranë fushës Zbritje, klikoni butonin .... Hapet dritarja Vlera.

    Dritarja Vlera për zbritjen në Finabit Desktop
  3. Zgjidhni si jepet zbritja:

    • Përqindje: vlera është përqindje, p.sh. 5 për 5%.
    • Vlerë absolute: vlera është shumë në euro. Me Me TVSH të shënuar, shuma ul totalin me TVSH.
  4. Zgjidhni ku shkon zbritja: Zbritja 1 (= Rabat(%)), Zbritja 2 ose Zbritja 3.

  5. Te Vlera shkruani vlerën dhe klikoni Vazhdo.

Zbritja shkruhet te kolona përkatëse e rreshtave dhe totalet llogariten përsëri. Kolonën e shihni nëse e keni shfaqur te Zgjedh Kolonat.

Si mblidhen zbritjet ​

Zbritjet zbatohen njëra pas tjetrës, jo duke u mbledhur:

Çmimi
Çmimi fillestar10.00
Pas Rabatit 10%9.00
Pas Zbritjes 2 prej 5%8.55

Zbritja gjithsej është 14,5%, jo 15%.

Kur përdoret cila

  • Rabati: zbritje e veçantë për një artikull, ose rabati i zakonshëm i partnerit.
  • Zbritja 2 ose 3 për gjithë dokumentin: zbritje shtesë (p.sh. 5% për pagesë në dorë), pa prekur rabatet e rreshtave.

Kthimet dhe notat ​

Te Kthimet e shitjeve dhe Kthimet e blerjeve vendosni të njëjtin çmim dhe të njëjtat zbritje si në faturën origjinale. Përndryshe borxhi i partnerit dhe TVSH-ja nuk ulen saktë. E njëjta vlen për notat debitore dhe kreditore që korrigjojnë një faturë.

Importi IM4 ​

Te Importi IM4 zbritja e furnitorit shkruhet te kolona Zbritje % e rreshtit:

  • Ç. ORG është çmimi në faturën e furnitorit, para zbritjes.
  • Çmimi = Ç. ORG − Zbritje %.
  • Vl. ORG dhe Vl. furniz. llogariten me çmimin pas zbritjes, dhe dogana llogaritet mbi këtë vlerë.

Shembull (2 copë, Ç. ORG 10, Zbritje 10%, Dogana 10%, TVSH 18%):

KolonaVlera
Çmimi9.00
Vl. ORG / Vl. furniz. / Vl. doganore18.00
Dogana1.80
Ç. kushtues9.90
Vlera19.80
TVSH3.56
Vl. me TVSH23.36

Fusha Zbritje te Validimi i importit / Shpenzimet nuk shpërndahet te rreshtat gjatë plotësimit, ndryshe nga Transporti (p.sh. Transporti 4 rrit menjëherë Vl. doganore të rreshtit në 22.00). Për zbritjen e furnitorit përdorni kolonën Zbritje %.

Kujdes ​

  • Rabati dhe zbritjet duhet të jenë mes 0 dhe 100%.
  • Pas Cakto zbritjen, kontrolloni Zbritje, Vlera, TVSH dhe Totali para se të ruani.
  • Te Vlerë absolute shkruani shumë më të vogël se totali i dokumentit. Shuma më e madhe se totali e bën zbritjen mbi 100% dhe totalin negativ.
  • Pas zbritjes, kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total para se të ruani.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit