Tema
Fletëporositë e shitjes
Fletëporosia regjistron porosinë e konsumatorit para shitjes. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Fletëporositë e shitjes

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin, Njësinë dhe, nëse dëshironi, Porositësin.
- Shtoni artikujt e porositur me sasi dhe çmim.
- Ruaj.
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
Pas ruajtjes
Nga lista, Më shumë ka Ndërro Statusin, Analitika dhe Auditimi. Raporti Raportet › Konsumatorët › Detajet e Fletëporosive tregon porositë sipas artikujve.
INFO
Kthimi i fletëporosisë direkt në faturë ende nuk është i disponueshëm në web. Faturën krijojeni me Faturat e shitjes.