Tema
Përmbledhja (Overview)
Faqja e parë e konsolës. Tregon gjendjen e të gjitha kompanive dhe çka pret vendim nga ju.
Ku gjendet: menyja Overview (/platform)

Lart shfaqet përshëndetja, data e sotme dhe sa gjëra presin vendim ("Nothing needs a decision right now." kur s'ka asgjë).
Numrat kryesorë
| Karta | Çka tregon |
|---|---|
| Active companies | Kompanitë aktive; poshtë sa presin aprovim (waiting) ose sa janë gjithsej. Klikimi hap Kompanitë. |
| Users | Shfrytëzuesit aktivë në të gjitha kompanitë, krahasuar me vendet e shitura (of N seats). |
| Monthly revenue | Të hyrat mujore sipas planeve të kompanive aktive (sa kontraktohet, jo sa është paguar); poshtë sa paguajnë dhe sa janë në provë (on trial). Klikimi hap Planet. |
| Agents online | Sa agjentë të kompanive (lidhja me Finabit Desktop) janë të lidhur tani. |
Needs your attention
Lista e gjërave që presin vendim:
| Lloji | Butoni | Çka hap |
|---|---|---|
| Regjistrim i ri që pret aprovim | Review, Approve | Kompaninë; Approve e aprovon menjëherë |
| Prova (trial) që po mbaron | Subscription | Skedën e planit të kompanisë |
| Kompani që ka arritur numrin maksimal të shfrytëzuesve | Add seats | Skedën e planit të kompanisë |
| Agjent i shkëputur | Open | Përmbledhjen e kompanisë |
Aprovimi nga kjo listë
Approve këtu e aprovon kompaninë pa pyetje shtesë. Nëse doni të shkruani arsye, përdorni Review dhe aprovojeni nga kompania.
Kur s'ka asgjë, shfaqet All clear.
Registrations dhe Recent activity
- Registrations: grafiku i kompanive të regjistruara për javë, në 12 javët e fundit.
- Recent activity: veprimet e fundit në konsolë (kush, çka, në cilën kompani, kur). Audit log hap regjistrin e plotë.