Tema
Raportet e Ndërrimeve
Raporti i ndërrimeve (termineve) të arkave: kush e hapi, kur, dhe sa u arkëtua sipas mënyrës së pagesës.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Ky raport është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja POS › Raportet › Raportet e Ndërrimeve
- Finabit Desktop: tabi POS › grupi Listat › Raportet e Ndërrimeve
Ku gjendet: POS › Raportet › Raportet e Ndërrimeve

Kolonat: Njësia, Punëtori, Data, Fillimi, Mbarimi, Statusi (H = i hapur), Kesh, Bankë, Në llogari, Anuluar, Reprezentacion, Totali i Paguar, Gabim.
Hapat
Zgjidhni datat prej dhe deri dhe njësinë (Të gjitha njësitë ose një njësi).
Klikoni rreshtin e ndërrimit.
Hapni Printo dhe zgjidhni raportin: Printo Raportin, Printo Raportin A4, Printo Raportin sipas grupeve, ose variantet për printer termik (Printo Totalet, Printo Raportin sipas shfrytëzuesit, Printo Arkat Ditore). Printo Listen printon tërë listën.

Eksporto shkarkon listën; Analiza jep grafikë.
Kolona Gabim tregon dallimin mes shumës së pritur dhe asaj të dorëzuar.
Ku gjendet: tabi POS › grupi Listat › Raportet e Ndërrimeve. Lista hapet si tab Raportet e Ndërrimeve.


Kolonat: Njësia, Punëtori, Data, Ora e Fillimit, Ora e Mbarimit, Status, Vl. me Arkë, Vl. me Bankë, Vl. me Faturë, Vl. Abroguar, Reprezentacion, Dorëzuar, Gabim. Poshtë dalin totalet.
Lart zgjidhni Periudhën (ose datat Prej / Deri) dhe Njësinë.
Klikoni rreshtin e ndërrimit dhe hapni Printo (shigjeta poshtë butonit).
Zgjidhni raportin që doni të printoni.

Butonat e tjerë: I Ri, Detajet, Fshij, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.